Festivali Multikulturor ne Berat

2018-07-20 2

Festivali Multikulturor vazhdon traditën e tij. Viti i pestë me vendtakim Beratin përveç se bën bashkë në të njëjtin mjedis grupet e njohura të muzikës popullore, pasurohet edhe me artistë të huaj, si austriakët e ?Kusimanten?.

Për 2018-ën është menduar që festivali të vijë nën sloganin ?Unë jam trashëgimi?, që qëmton idenë e promovimit të vendbanimeve apo qendrave të arit e kulturës përmes muzikës tradicionale dhe asaj të kohës.

Bashkëpunëtorë janë edhe austriakët.

Grupe nga Himara, Berati, Përmeti, Pleqtë e Krujës, piktorë e këngëtarë që i bashkon vënia në dukje e folklorit përbëjnë agjendën e festivalit që nisi në mbrëmjen e të enjtes me temën e dasmës dhe mbyllet të Shtunën me një koncert të Shpat Dedës.

Tv Klan

Free Traffic Exchange