Teatri/ Paralajmërimi i Bashës: Nëse i vini minat godinës, ne do t'jua vemë kullave tuaja

2018-07-20 0

Në një bashkëbisedim me gazetarët në selinë blu, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur sërish tek ligjin për Teatrin Kombëtar. Sipas Bashës, ky ligj është atentat ndaj lirive të qytetarëve, dhe iu bëri thirrje ndërkombëtarëve që të reagojnë për shembjen e godinës.

Basha akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama se po realizon ëndrrën e tij 20-vjeçare me këtë projekt që Basha e etiketoi si "mafioz", pasi me këtë ligj po favorizon kompaninë private për afera korruptive.

Basha ashpërsoi tonet kur tha se nëse mazhoranca socialiste kalon ligjin që i "vë minat" godinës së teatrit, atëherë opozita do t'i vendosë minat kullave që sipas kryedemokratit do ndërtohen në truallin e Teatrit.

Këta gjejnë çdo sebep të rremë për të çuar deri në fund aferën. PD e konsideron aferën si një atentat me pasoja fatale për liritë dhe pronën e qytetarëve shqiptarë. Popullit i lind e drejta të rezistojë me të gjitha format dhe mënyrat, jo për ta mbrojtur, por që fati i Teatrit të mos iu vijë në shtëpitë e tyre, në oborret e tyre. Çdo veprim i kompanisë private shpk dhe çdo entiteti tjetër do jetë subjekt i një ligji Antimafia. Nëse guxoni ti vini mina Teatrit Kombëtar do t?ja vëmë edhe kullave tuaja me ligj.

Në vendet demokratike, ligjet respektojnë 3 parime të përgjithshme: të sigurisë, barazisë dhe universalitetit. Kjo do të thotë që asnjë ligj s?mund të ndërtohet në mënyrë të atillë që trajton një instrument të veçantë, se na çon drejt arbitraritetit. KE, BE, OSBE, Komisioni i Venecias e vlerësojnë parimin e gjeneralitetit të ligjit, se s?mund të bësh ligj për një person të veçantë. Normat janë të përgjithshme. Shkelja e këtij parimi duhet të ishte këmbanë alarmi dhe unë habitem se si nuk kemi një reagim nga Këshilli i Europës. Por kemi një reagim nga një institucion i rëndësishëm i trashëgimive kulturore Europa Nostra. Ajo e konsideron Teatrin pjesë e trashëgimisë kulturore europiane. Edi Rama dhe lakejtë e tij janë sulur për të shkulur kompleksin e Teatrin me të gjithë historinë e tij. Tentativa për këto kulla është marrë para 20 vitesh kur Edi Rama ishte ministër Kulture, se duhet t?i themi 18-vjeçarëve që Edi Rama ka 20 vite në politikë. Nuk ka hequr dorë, dhe prej ditës së parë në karrigen e kryeministrit, ka hedhur hapat për realizimin e ëndrrës së tij. Është projekt mafioz se fiton para, do fitohen 205 milionë euro.

Lulzim Basha, Kryetari i Partisë Demokratike