Kryeministri Edi Rama u shfaq kritik me krerët e pushtetit vendor për angazhimin e tyre në projektin e 100 fshatrave turistikë. Në një takim me ta, kreu i qeverise tha se bashkitë janë ende larg nga procesi i transformimit të fshatit.
?Rihapëm thirrjen për agroturizmin si rezultat i mungesës së projekteve. Numri i projekteve që kemi marrë ka qenë 10 herë më i vogël se numri i bashkive që kemi. Kjo është e pakuptueshme dhe e pajustifikuar, tregon sa larg akoma janë bashkitë e reja nga vëmendja që duhet të kemi ndaj pjesës së fshatit.?
Përmirësimi i Infrastrukturës është element kyç i programit, por për kryeministrin, ka edhe elemente të tjerë që duhet përmirësohen.
?Për të ardhur keq që gjithë diskutimi i krerëve të bashkive, kur vjen puna të fshati është rrugë, rrugë, rrugë. Ndërkohë që ka shumë element të tjerë që duhet të shkojnë paralelisht.?
Një tjetër problematikë për zonat turistike janë mbetjet urbane.
?Problem tjetër mbetjet urbane në zonën e fshatit, problem i madh, ka marrë zgjidhje në disa zona të Shqipërisë, por ka ende shume njolla të zeza që duhen pastruar nga harta.?
Në vjeshtën e këtij viti, kryeministri premtoi hapjen e programit të mbështetjes financiare të Bashkimit Europian me 110 milionë euro për familje dhe individë që duan të investojnë në agroturizëm. Këto do të jenë para në dorë dhe jo kredi për të cilat nevojitet një aplikim i besueshëm.
Tv Klan