Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit përcakton 16 zonat me përparësi zhvillim turizmi.
16 zonat e propozuara për qëllim investime në fushën e turizmit, u prezantuan sot në tryezë me investitorë, përfaqësues të agjensive shtetërore, përfaqësues të shoqatave turistike, kryetarët e bashkive, dhe tour operatorëve.
16 zonat me përparësi zhvillim turizmi janë: Brezi bregdetar, Parku Natyror i Alpeve, Parku Natyror Korab Kortnik, liqenet e Belshit, Liqenet e Ohrit dhe të Prespës, liqeni I Shkodrës, ai i Ulzës, Lugina Vjosë Zagori, Lurë Deje, Dajti Bizë Martanesh, Krastë, Kanionet e Osumit, Nivica, Shebenik Jabllanic, Vargmali i Moravës dhe Zona e Rinasit aq e rëndësishme për Tiranën.
Klosi: "Zona realisht unikale në rajon, por që me ndërhyrje mund ti dëmtojnë në mënyrë të parikthyeshme. Kjo që po bëjmë ne sot është ti japim përpari mbrojtjeje këtyre zonave.
Ministri Blendi Klosi tha se të ardhurat janë rritur me 30 milionë euro katër muajt e fundit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/keto-jane-16-zonat-me-perparesi-zhvillim-turizmi