Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Është rikonstruktuar salla e regjistrimit të mjeteve në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor në Tiranë.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, sëbashku me drejtorin e e këtij institucioni ishin atje për të parë nga afër investimet.
Ministri Gjiknuri u shpreh i bindur se rikostruksioni ka rritur shërbimin në kohë dhe cilësi ndaj qytetarëve.
Damian Gjiknuri: "Kemi një shërbim shumë modern, shumë bashkëkohor që e gjejmë në çdo vend europian. Mbi të gjitha gjithçka është e hapur, është transparente përfshirë edhe drejtuesit e seksioneve të cilët mbulojnë shërbimet këtu janë të vendosur njësoj me sportelin. Do të thotë që çdo lloj problemi që mund të haset në moment nuk duhet të presësh disa ditë për të bërë një ankesë, por përkundrazi shkohet direkt tek menaxheri, tek eprori direkt në mënyrë që të gjendet zgjidhja.
Sistemi është i gjithë i kompjuterizuar, shumë shërbime kanë filluar të jepen online dhe kjo reformë që ka filluar në drejtorinë e përgjithshme të transporteve në zyrat kryesore siç e tha edhe drejtori në Tiranë dhe në disa qarqe të tjera gradualisht do të shtrohet në të gjitha vendin.
Drejtori i DPSHTRR Isaraj theksoi se nuk është investuar vetëm në Tiranë, por edhe në Vlorë, po investohet në Elbasan dhe në Fier. Sipas Isarajt nëpërmjet këtij investimi kemi një përmirësim të dukshëm në kohë, duke e reduktuar kohën e shërbimit në rreth 20 minuta dhe dyfishimin e numrit të shërbimeve ditore ndaj qytetarëve
Kjo drejtori përballon rreth 40% të shërbimit të qytetarëve në rang Kombëtar. Kostoja e këtij investimi shkon rreth 12 milion Lekë, e përballuar tërësisht nga buxheti i DPSHTRR.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tirane-rikonstruktohet-salla-e-regjistrimit-te-mjeteve