http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ka dhënë çelësin e qytetit Presidentes së Kroacisë. Kolinda Grabar-Kiatroviç, tha se kryeqyteti shqiptar ka ndryshuar shumë që prej herës së parë që ajo e ka vizituar.
?U shpreha edhe më herët për median kroate, sa e surprizuar jam me ndryshimet që pashë në Tiranë. Që prej vizitës time të parë këtu në 1993, pashë se sa ka ndryshuar qyteti?
Veliaj ka vlerësuar rolin e Kroacisë ne rajon dhe mbështetjen e saj për rrugën e integrimit te Shqipërisë.
?Kroacia ka mbajtur një politikë me dyer të hapura për rajonin, duke u bërë zëdhënëse e përparimit tonë drejt BE-së. Mendoj se për ne, Kroacia dhe lidershipi i saj, mrekullia e transformimit të Kroacisë në procesin e integrimit në BE, është jo thjesht një destinacion, por një rrugëtim. Ndaj, po mbajmë shënime dhe jam jashtëzakonisht i frymëzuar nga ky rrugëtim?
Kryebashkiaku Veliaj e presidentja Kitaroviç kanë vizituar edhe Parkun Europa, ku mbollën edhe një pemë.