Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Do të legalizohen dhe banesat dhe objektet e ndërtuara para 1991 të cilat edhe pse fizikisht ekzistojnë dhe zotërohen prej dekadash (herë-herë edhe prej shekujsh), pronarët e tyre nuk kanë patur dokumentacion të mirëfilltë pronësie.
Drejtori i ALUIZNIT doli sot në një prononcim për median për të sqaruar vendimin e miratuar nga qeveria për regjistrimin e Banesave të ndërtuara para vitit 1991?.
Vendimi shërben si bazë ligjore për dhënien e dokumentit të pronësisë pronarëve të objekteve të ndërtuara para vitit 1991, në të gjitha ato raste kur ky dokument mungon.
Numri i ndërtimeve që mendohet të trajtohen nga ky vendim është 40-60 mijë.
Brenda dy muajsh do të krijohen sektorë pranë secilës drejtorie rajonale të ALUIZNI-t që do të merret ekskluzivisht me ndjekjen dhe zbatimin e kësaj VKM-je.
Nga shtatori
Duke filluar nga shtatori të gjithë qytetarët e interesuar për regjistrimin e banesave të tyre të ndërtuara përpara vitit 1991, do të mund të paraqiten pranë sporteleve të ALUIZNI për të aplikuar.
Ndërkohë mund të fillojnë nga grumbullimi i dokumentacionit që ata posedojnë, leje ndërtimi të vjetra, akte pronësie, skica genplane, akte shitblerjeje apo posedimi, vendime të vjetra të Këshillave Popullore, apo dokumenta të tjera provuese të cdo lloji dhe kohe.
Risitë kryesore të vendimit
1. Lehtësimi i barrës së aplikuesit, nga detyrimet dhe dokumentacioni i tepërt, (aplikuesi tanimë do të duhet të paraqesë vetëm kërkesën pranë ALUIZNI-t);
2. Zgjidhja e të gjithë pamundësisë së deritanishme, për të provuar periudhën e ndërtimit (para datës 10.8.1991), gjë që ka penguar finalizimin e procedurës;
3. Kalimi i pronësisë së truallit të ndërtesës falas deri në 300 metra katrore, si dhe mundësia për të blerë sipërfaqet mbi këtë masë.
Vendimi mban datën 18.07. 2018 ?Për përcaktimin e procedures të kalimit të pronësisë dhe të regjistrimit të pasurive të paluajtshme të ndërtuara deri në 10.08.1991 dhe të truallit funksional të tyre?.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ne-shtator-nis-legalizimi-i-banesave-te-ndertuara-para-1991