Ora News - Kroacia e Shqipëria bashkë për mbrojtjen e Adriatikut kundër ndotjes

2018-07-19 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndotja e brigjeve të Adriatikut është kthyer në një shqetësim të madh për fqinjët e Shqipërisë. Për këtë qëlllim në Durrës Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitarovic, ka lançuar projektin e pastrimin të detit. Gjatë prezantimit ajo e vuri theksin në rëndësinë e parandalimit të fenomenit
Kolinda Grabar Kitarovic: "Çka është tepër e rëndësishme për Kroacinë dhe do të vazhdojmë ta mbështesim Shqipërinë dhe malin e Zi dhe vendet e tjera që lagen nga Adriatiku, është menaxhimi i mbetjeve. Sepse fatkeqësisht gjatë dimrit, rrjedha detare dhe era transporton mbetjet në brigjet tona. Sigurisht shumë punë dhe shumë fonde investohet në pastrimin e brigjeve të Adriatikut. Do të preferonim të investonim më shumë në parandalim e ndotjes së mjedisit. Jam shumë e kënaqur të them se qeveria e Shqipërisë, kryeministri dhe presidenti dhe çdo kush që kemi folur gjatë ditës së djeshme dhe sot, të gjithë biem dakord që duhet të punojmë për të mbrojtur Adriatikun nga të gjitha llojet e ndotjes dhe mezi pres të zhvillojmë inisiativa të mëtejshme për të parë që ky projekt vihet në punë dhe të kemi një bashkëpunim trirateral, Kroaci- Mal i Zi dhe Shqipëri për të mbrojtur Adriatikun që është një burim i madh për vendet tonë, sidomos kur bëhet fjalë për turizmin"

Projekti do të nis me një fond prej 230 mijë eurosh. Ndërsa Drejtoresha e PNUD-it në Shqipëri theksoi se projekti i përgjigjet emergjencave mjedisore.
Limya Eltayeb: Lançimi i këtij projekti është tepër i rëndësishëm dhe synon të ndihmojë forcimin e kapaciteteve kombëtare dhe lokale për t'iu përgjigjur emergjencave, derdhjes së vajit apo substancave të tjera të rrezikshme në mjedisin detar. Ajo fokusohet në parandalimin e rrezikut të ndotjes së mjedisit detar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kroacia-e-shqiperia-bashke-mbrojtjen-e-adriatikut-kunder-ndotjes