Ora News - Ambasadori britanik: Nuk ka shumë peshq të mëdhenj, por duhen goditur

2018-07-19 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ambasadori i Britanisë Duncan Norman në intervistë për Ora News foli edhe për peshqit e mëdhenj. Ai tha se në Shqipëri nuk ka shumë të tillë, por ata që janë duhet të dalin përpara drejtësisë.

Pjesë nga intervista

Tema tjetër e rëndësishme në Samit ishte siguria dhe bashkëpunimi rajonal në lidhje me të. Kjo përfshin gjithashtu luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. A jeni i kënaqur deri tani me rezultatet e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar?

Duncan Norman: Ka shumë gjëra të mira, ka patur disa suksese të rëndësishme për sa i përket 600 kilogramëve të kokainës që u gjetën dhe ka patur një historik të mirë të arrestimeve, shumë njerëz janë arrestuar. Task Forca që ngriti ministria e Brendshme po funksionon dhe po ndryshon diçka. Pra ka shumë gjëra pozitive. Sigurisht, vështirësia është se një prej gjërave që kërkohet është një hisotrik të hetimeve të suksesshme, arrestimeve dhe ndjekjeve penale të kriminelëve seriozë dhe kjo është gjëja që ende duhet të shohim. Duhet të shohim që këta drejtues të krimit të organizuar të dalin përpara gykatës.

Kur flasim për dënimet apo historikët, ende na mungojnë peshqit e mëdhenj...

Duncan Norman: Nuk ka shumë peshq të mëdhenj.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ambasadori-britanik-nuk-ka-shume-peshq-te-medhenj-por-duhen-goditur