Duncan Norman për Ora News: Do të ndihmojmë Shqipërinë në rrugën e integrimit

2018-07-19 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në një intervistë për Ora News, ambasdori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Duncan Norman tha se Britania do të vazhdojë të fokusohet në ndihmën ndaj Ballkanit Perëndimor edhe kur mos të jetë pjesë e BE duke rritur fondin nga 41 në 80 milinë paund. Ambasadori Norman tha se ka investitorë britanikë që janë të interesuar të investojnë në Shqipëri por janë duke pritur ecurinë e reformës në drejtësi. Gjithashtu ambasadori nënvizoi nevojën e goditjes së krimit të organizuar tek kriminelët seriozë ndërsa për vendimin e Këshillit Europian për negociatat, Duncan Norman e sheh edhe si sukses edhe si dështim

Zoti Ambasador faleminderit për intervistën.

Duncan Norman: Faleminderit juve

Më shumë se një javë më parë, Samiti i Ballkanit Perëndimor mes 6 liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe liderëve të Bashkimit Europian u zhvillua në Londër ku pritëse ishte kryeministrja May. Në të njëjtën ditë Ministri i Jashtëm britanik dha dorëheqjen për shkak të kontradiktave për sa i përket BREXIT. A po ndikon situata aktuale politike në Britani në axhendën e integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor?

Duncan Norman: Nuk mendoj se këto të dyja kanë lidhje me njëra-tjetrën. Sikurse e dimë në vitin 2016, njerëzit në Britani votuan për të dalë nga Bashkimi Europian dhe qeveria tani po e plotëson këtë dëshirë. Nëse është mirë apo jo për Britaninë të dalë nga Bashkimi Europian kjo është diçka krejtësisht e ndryshme nga çështja nëse është mirë apo jo për Shqipërinë t?i bashkohet Bashkimit Europian dhe qartësisht ka shumë avantazhe për Shqipërinë që të bashkohet me BE. Britania e Madhe do të vazhdojë të bëjë gjithçka mundet për të ndihmuar Shqipërinë në procesin e reformave në mënyrë që të mundet të arrijë këtë aspiratë. Çfarë mund të jetë e mirë për Shqipërinë mund të jetë diçka ndryshe nga ajo që është e mirë për Britaninë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/duncan-norman-ora-news-do-te-ndihmojme-shqiperine-ne-rrugen-e-integrimit

Free Traffic Exchange