RENEA rrethon banesën, agresori i kërcënon me thikë, policia e qëllon, panik në Radhimë

2018-07-19 0

Një aksion ?blic? i policisë së qytetit bregdetar pasditen e sotme për të arrestuar një të kërkuar për plagosje dhe armëmbajtje ka sjellë panik dhe frikë te pushuesit në Radhimë. Pasi kanë lokalizuar vendndodhjen, pasditen e sotme rreth 16:30 minuta, policia e Vlorës në bashkëpunim me RENEA-n kanë rrethuar banesën që kishte marrë me qira Gaqo Gjini 38 vjeç, i cili ishte në kërkim prej 2016. Blutë i kanë bërë thirrje që të dorëzohej, por ai nuk ka pranuar, ndërsa ka dalë nga banesa me një thikë në dorë. Sipas policisë, i kërkuari ka rezistuar duke tentuar të godasë me thikë një prej punonjësve dhe në kushtet e vetëmbrojtjes efektivi e ka neutralizuar duke e goditur me armë një herë në këmbë.

Gaqo Gjini u dërgua në spitalin e Vlorës për mjekim, ndërsa nga të dhënat e para raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa tashmë do të përballet edhe një tjetër vepër penale. REPORT TV sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, banesa ku ishte fshehur i kërkuari dhe ku u qëllua nga policia duke u neutralizuar. 38 vjeçari ishte shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale ''Plagosje e rëndë me dashje'', ''Kundërshtim i punonjësve të policisë'', dhe ''Armëmbajtje pa leje''.