Ora News - Radhimë: I kërkuari qëllon mbi policinë, e FNSH, panik mes turistëve

2018-07-19 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pushuesit në Radhimë të Vlorës janë alarmuar pas një përplasje me armë mes policisë dhe një të kërkuari pasditen e sotme (19 korrik).

Burimet kanë bërë të ditur për Ora News se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kishin ndërmarrë një aksion për arrestimin e shtetasit Jorgaq Gjini për të cilin kishin informacion se strehohej në një prej hoteleve në zonën turistike.

Ky i fundit person në kërkim kishte marrë me qera një banesë.

Me të vënë re prezencën e forcave të rendit i kërkuari i ka qëlluar me armë duke shkaktuar dhe kundër reagimin e forcave të rendit.

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por në zonën e populluar me turistë, kryesisht polakë, është shkaktuar panik dhe frikë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/te-shtena-me-arme-ne-radhime-panik-mes-pushuesve

Free Traffic Exchange