Ora News - Opozita lë Kuvendin, kodi rrugor dhe ligji për magjistraturën shtyhen për të hënën

2018-07-19 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Opozita braktisi sërish punimet e Kuvendit, duke i shuar shpresat mazhorancës për miratimin e ndryshimeve në kodin rrugor dhe ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që kërkojnë 84 kartona. Opozita la sallën pasi kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, kërkoi pësëritjen e votimit të ligjit për Teatrin Kombëtar. Por kryetari i grupit socialist, Taulant Balla, kërkoi që dy ligjet të shtyhen për të hënën, 23 korrik 2018, duke i bërë thirrje opozitës, kryesisht LSI-së që të jap konsensus.

Partia Socialiste u përball sërish në Kuvend me mungesën e votave, çka e detyroi të shtyje për të hënën, kur është dhe seanca e fundit parlamentare për këtë sesion, ndryshimet në kodin rrugor dhe ndryshimet në ligjin për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Opozita mori pjesë në seancë për vetëm disa minuta, ndërsa u largua me argumentin se mazhoranca ka manipuluar votimin për ligjin e teatrit të ri.

Spaho: Në seancën e shkuar grupet opozitare kërkuan të rivotohet ligji për prishjen e teatrit kombëtar pasi një deputet i mazhorancës kishte votuar dhe për një deputet të opozitës. Kryetari i Kuvendit porositi të mblidhet Këshilli i Votimit dhe Procedurave që u mblodh dhe vërtetoi qëndrimin e opozitës se votimi në emër të një deputeti të opozitës ishte kryer. Sa kohë ky votim ka qenë i parregullt në përputhje me rregulloren duhet të përsëritet. Kërkoj të rivotohet ligji për Teatrin pasi votimi ka qenë i parregullt dhe për shkak se ju nuk lejoni të korrigjohet ky veprim i gabuar nga ana e Kuvendit në shenjë proteste ne do të largohemi nga kjo seancë pasi nuk mund të qëndrojmë në një Kuvend ku vidhet vota edhe kur nuk ka nevojë për ta bërë këtë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/opozita-le-kuvendin-kodi-rrugor-dhe-ligji-magjistraturen-shtyhen-te-henen