Pamje nga vendi i ngjarjes/Shkëmbeu zjarr me policinë, arrestohet agresori

2018-07-19 0

Një shkëmbim zjarri mes policisë dhe një të kërkuari ka sjellë panik dhe frikë në Radhimë pasditen e sotme. Policia e Vlorës në bashkëpunim me forcat nga Tirana, pasi lokalizuan të kërkuarin Jorgaq Gjini shkuan për ta arrestuar.

Ai fshihej në Radhimë, ku kishte marrë prej disa ditësh një banesë me qira. Por në momentin që kanë rrethuar zonën dhe i kanë bërë thirrje që të dorëzohej, Gjini ka hapur zjarr me kallashnikov me breshëri ndaj policisë, ndërsa edhe blutë janë kundërpërgjigjur.

Banesa u rrethua edhe nga forca të tjera të shumta policie, që kishin ardhur nga Tirana, ndërsa pas disa minutash Jorgaq Gjini është prangosur nga blutë e Vlorës. Ngjarja ka tmerruar turistët, që janë vendosur në atë zonë, të cilët janë kryesisht polakë dhe rusë.