Ora News - Temperaturat deri në 35 gradë, por do ketë edhe shira

2018-07-19 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Moti gjatë fundjavës do të jetë i qëndrueshëm dhe ky është një lajm i mirë për të gjithë ata që po pushojnë në bregdetë.

Paqëndrueshmëri të motit do të këtë javën e ardhshme dhe nuk përjashtohen shirat, meteorologët parashikojnë dhe shtrëngata në vendet malore.

Metodi Marku: Temperaturat nga natyra nuk do të kenë shumë ndryshime nesër dhe pasnesër, rritje fare të vogla. Ndërkohë rritjet më të ndjeshme parashikohen gjatë të shtunës dhe të diela. Secila nga ditët e fundjavës pritet që të sjellin rritje 1-2 gradësh dhe kjo do bëjë që të rikthehemi sërish në vlerat e temperaturave që patëm. Destabilizimi i saj mund të ndodhë pasditeve në pjesët lindore dhe veriore në kufi me vendet fqinje. Në një pjesë të tyre këto mund të marrin formën e shtërngatës.

Metodi Marku, meteorologist në IGJEUM tha se edhe muaji gusht nuk pritet të jetë me temperatura ekstreme të larta, si vitin e kaluar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/temperaturat-deri-ne-35-grade-do-kete-prezence-shirash

Free Traffic Exchange