Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish të dënuarit politik e konsiderojnë antikushtetuese nismën e ministrisë së Financave, e cila parashikon ndryshimin e ligjit dhe heqjen nga skema të përfituesve të brezit të tretë. Sipas ndryshimeve të propozuara parashikohet që në radhën e trashëgimtarëve do të mund të përfitojnë vetëm fëmijët e ish-të dënuarve dhe jo më nipërist dhe mbesat. Presidenti i Unionit mbarë kombëtar të ish të përndjekurve dhe ish të dënuarve, Besim Ndregjoni paralajmëron se do ta ankimojnë.
Besim Ndregjoni: Në radhë të parë ministri duhet të njohë kushtetutën e vendit, e cila me Kodin Civil në Republikën e Shqipërisë, kodi civil përcakton trashëgiminë e qytetarit dhe nuk mund ta përcaktojë një VKM e qeverisë. Do ta dërgojmë në gjyq ministrin dhe qeverinë për shkelje të kushtetutës dhe pikërisht të kodit civil të Republikës së Shqiëprisë.
Përfaqësuesi i ish-të përndjekurve dhe ish të dënuarve politik ngre si shqetësim edhe ecurinë e ndarjes së kësteve.
Besim Ndregjoni: Problemi më madhor është se këtu nuk po punohet për dëmshpërblim. Më shumë është politizuar dëmshpërblimi, më shumë është bërë një fasadë e madhe sikur kjo qeveri ka dhënë 6-7 kaste. U ka dhënë 2 mijë vetëve 6 këste nuk i ka dhënë të tjerëve. Dmth këstin e tretë ka qe në vitin 2010 që nuk e marrin.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ish-te-perndjekurit-nisma-e-qeverise-antikushtetuese-do-ta-dergojme-ne-gjyq