Teatri Eksperimental në përgatitje për sezonin e ri

2018-07-19 1

Me pjesëmarrjen e aktorëve, protagonistë të shfaqjeve të ngjitura në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental Kujtim Spahivogli, Kiço Londo, mbylli aktivitetin artistik Shtator 2017-Qershor 2018.

Ftesës së tij për të qenë në rezymenë 1 vjeçare të institucionit, që i përngjante një ceremonie përshpirtjeje, iu përgjigj edhe veterani i teatrit të Kosovës, Enver Petrovci, por vetëm si dëgjues. Këtë dalje Kiço Londo e shfrytëzoi për të njoftuar edhe fillimin e punës për përgatitjen e kalendarit të ri artistik në një kohë kur diskutohet ndërtimi i një teatri të ri në territorin ku ndodhet ai kombëtar dhe eksperimental ?Kujtim Spahivogli?.

Në pritje është edhe vetë Kiço Londo. Mandati i tij katër vjeçar si drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental ?Kujtim Spahivogli? është mbyllur. Thuajse një muaj nga përfundimi konkursi për drejtuesin e ri nuk është hapur, në të cilin Kiço Londo do të kërkojë ri-konfirmimin. Të pyetur në telefon zyrtarë të Ministrisë së Kulturës thanë se konkursi pritet te hapet në ditët në vazhdim, por pa përcaktuar një afat.

Tv Klan

Free Traffic Exchange