Ora News - Zaganjori urdhër për të zhbllokuar ngërçin pas shkarkimit të gjyqtarëve të lartë

2018-07-19 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Plot 26 mijë dosje janë në pritje të gjykimit nga Gjykata e Lartë e cila që prej ditës së djeshme ka vetëm 6 anëtarë. Për të zhbllokuar situatën Kryetari Gjykatës së Lartë Xhezair Zagonjori ka nxjerrë një urdhër.

Urdhri mban datën 17 Korrik 2018 dhe synon të paraprijë sado pak bllokimit të gjykimit të dosjeve në këtë gjykatë.


Kreu i Gjykatës së Lartë urdhëron që gjyqtarët për të cilët Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka vendosur masën disiplinore të shkarkimit nga detyra, të mos marrin pjesë në shqyrtimin dhe gjykimin e çështjeve në dhomë këshillimi deri në një vendim përfundimtar nga Kolegji i Apelimit.

Gjithashtu urdhëron të rihidhen në short çështjet me afat gjykimi të menjëhershëm, në të cilat gjyqtari i shkarkuar është caktuar relator, ndërsa në çështjet ku gjyqtari i shkarkuar është pjesë e trupit gjykues do të gjykohet nga gjyqtarë të gatshëm.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zaganjori-urdher-te-zhbllokuar-ngercin-pas-shkarkimit-te-gjyqtareve-te-larte