Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy prej themeluesve te PD, Genc Ruli e Besnik Mustafaj, jane rikthyer ne seline e Partise Demokratike pas me shume se nje viti për tu takuar me Lulzim Bashën dhe Sali Berishën. Dy ish-funskionarët njihen si kritikë të Bashës, ndërsa Genc Ruli, në një prononcim të shkurtër për mediat nuk e përjashtoi mundësinë e rikthimit në poliotikë aktive.
Pas me shume se një viti, Genc Ruli dhe Besnik Mustafaj, janë rikthyer në Partinë Demokratike, për tu takuar me Lulzim Bashën dhe Sali Berishën.
Dy prej themeluesve te Partisë Demokratike, që prej hartimit te listes per deputetë kane kanë drejtuar kritika të forta kundrejt lidershipit të Bashës, por sot duket se gjërat kan ndryshuar.
Ish-Ministri në 8 vitet e qeverisë Berisha, pasi nuk u kandidua për deputet nga Lulzim Basha, pati lajmëruar largimin nga politika, sot në hyrje të Partisë Demokratike nuk e përjashton rikthimin.
Vizita në Partinë Demokratike e dy ish-funksionarëve, erdhi pas ceremonisë së përurimit të bustit të Pjetër Arbnorit në lulishten e oborrit të Kuvendit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ruli-pyetet-rikthimin-ne-pd-pas-kafes-me-bashen-e-berishen-jo-pa-mbjelle-bahcen-me-peme