Instinktivisht apo mesazh? Taulant Balla i shkel syrin presidentes kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç

2018-07-19 1

Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç, ishte e pranishme paraditen e së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë, nga ku deklaroi se Shqipëria ka qenë mik i Kroacisë kur miqtë ishin të paktë. Grabar-Kitaroviç mbajti disa minuta fjalën përpara deputetëve shqiptarë teksa u shpreh se shumë shqiptarë kanë sakrifikuar jetën e tyre për Kroacinë, dhe kjo gjë nuk harrohet. Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi e udhëhoqi presidenten kroate përmes sallës, duke i prezantuar krerët e grupeve parlamentare.

Ajo u ndal në fillim disa minuta me Edmond Spahon dhe më pas vijoi me Taulant Ballën. Pikërisht në këtë moment shihet një çast pikant kur Balla i shkel syrin në shenjë përshëndetëse.