http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Shqipëri, presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitarovic mbajti një fjale përshëndetese në kuvendin e Shqipërisë.
?Shumë shqiptare kanë sakrifikuar mjaft për Kroacinë gjatë luftës dhe ne nuk e harrojmë këtë. Kroacia është një shembull I shkelqyer I bashkëjeteses mes pakicave. Shqiptarët janë qytetare të integruar plotësisht në shoqërine kroate.?
Kitarovic në fjalën e saj u shpreh se Kroacia është e angazhuar që të forcojë edhe më tej marrëdheniet dhe bashkëpunimin me Shqipërinë. Ajo premtoi mbështetje për Shqipërinë nga Kroacia në cdo sfide, sidomos në procesin e integrimit europian duke përshëndetur arritjet e deritanishme. Kitarovic tha se duhet bashkim kombëtar për procesin e anëtaresimit të vendit në BE.
Kitarovic shtoi se Kroacia I jep një rëndësi të madhe paqes dhe stabilitetit në Europen Juglindore dhe Shqipëria është faktor I rëndësishëm në këtë drejtim.
Duke folur për zhvillimet e brendshme ne Shqipëri, presidentja Kroate tha se vetting do të rrisë ndjeshëm besimin e qytetareve tek institucionet e drejtësisë.