Raporti vjetor për vitin 2017, Leskaj: KLSH ka promovuar transparencën dhe llogaridhënien

2018-07-19 0

Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj ka prezantuar sot në seancën e Kuvendit Raportin e KLSH për vitin 2017. Gjatë fjalimit Leskaj u shpreh se jemi në një linjë me standardet ndërkombëtare përsa i përket auditimit, si dhe është shtuar numri i auditiveve të performancës, dhe puna është e bazuar në standarde evropiane të auditit.

Gjatë fjalës së tij, Leskaj zbardhi shifrat e auditiveve të kryera gjatë vitit 2017, si edhe dëmin ekonomik të shkaktuar përgjatë periudhës së fundit, ku theksoi se janë konstatuar shkelje me dëme në vlerë prej 825.6 mln euro.

Ligji organik konfirmoi funksionimin e auditeve dhe puna jonë është bazuar në standardet evropiane të Auditit. Është shtuar numri i auditimeve të performancës dhe sipas Gjykatave të huaja, KLSH ka standarde evropiane. KLSH ka marrë vlerësime pozitive nga Gjykata Austriake. Ndërsa pengesat në informacion kanë qenë sporadike.

Free Traffic Exchange