Report TV - Vendimi i qeverisë/ Si do merret pronësia për objektet e ndërtuara para 1991

2018-07-19 1

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për marrjen e pronësisë për objektet që janë ndërtuara para vitit 1991. Bëhet fjalë për ndërtesa, shtëpi apo për objekte që mund të përdoren për biznes, të cilat tashmë do të legalizohen nga ALUIZNI.

?Objekt trajtimi i këtij vendimi ndërtimet e ngritura deri më 10.8.1991 dhe trojet funksionale të tyre, për të cilat nuk ka akte të fitimit të pronësisë. Përjashtimisht, nëse për truallin ka dokumentacion pronësie, procedurat e kalimit të pronësisë kryhen vetëm për ndërtesën. Kalimi i pronësisë së ndërtimit dhe truallit funksional, për sipërfaqet deri në 300 metra katrorë, kryhet pa pagesë, nëpërmjet dokumentit?, - thuhet në vendimin e qeverisë.

Konsiderohen objekt i trajtimit të këtij vendimi ato ndërtime

a)të cilave u mungon akti i fitimit të pronësisë;

b)të cilat, nga pikëpamja ndërtimore janë të përfunduara, me mure dhe me mbulesë

c)të cilat nuk janë ndërtime pa leje, sipas përcaktimit të shkronjës ?a?, të nenit 3, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, ?Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje?, të ndryshuar.

Free Traffic Exchange