Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prej tre ditësh, rreth 4 mijë mijë banorët e Shushicës në Elbasan kanë probleme me furnizimin me ujë. Rrjeti tejet i amortizuar i shpërndarjes është dëmtuar së fundmi gjatë punimeve të ndërmarrjes që menaxhon ujin për vaditje. Ndërkohë për shkak të ndotjes, mjekët kanë rekomanduar që uji të mos përdoret për konsum deri në zgjidhjen përfundimtare të defekteve.
4 mijë banorë të Shushicës në Elbasan prej 3 ditësh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.
Shkak janë bërë punimet nga ndërmarrja e cila merret me menaxhimin e ujit të vaditjes, e cila ka dëmtuar rrjetin e ujësjellësit.
Të gjendur të papërgatitur nga kjo situatë dhe mos marrjen e asnjë mase banorët kërkojnë me ngulm tu zgjidhet problematika.
Ndërprerjen e ujit në mënyrë të befasishme, më së shumti e vuajnë bizneset. Në këto kushte ata janë të detyruar të kufizojnë aktivitetin.
Por veç rrjetit të amortizuar edhe pusetat e ujit nuk janë dezinfektuar prej vitesh, ndaj mjekët u kanë rekomanduar banorëve të mos e përdorin ujin për konsum deri në zgjidhjen e plotë të problematikës.
Ujësjellësi Elbasan ndërkohë thotë se po punohet për të normalizuar situatën sa më parë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kater-mije-banore-te-shushices-pa-uje-nga-demtimi-i-rrjetit-shperndares