Opozita shqiptare ka refuzuar thirrjet e BE për të votuar ligjin për magjistratët, që i hap rrugë zëvendësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar, që kanë krijuar ngërç në drejtësi.
Me pretendimin se votimi për Teatrin Kombëtar është manipuluar, opozita bojkotoi Kuvendin, duke injoruar thirrjet e komisionerit Hahn dhe eurodeputetëve për të qenë të pranishëm gjatë seancave
Opozita kërkoi rivotimin e ligjit për Teatrin Kombëtar nëpërmjet Edmond Spahos.
?Në votim u bënë shkelje, një deputet votoi dy herë. Nuk ka pse vidhen votat kur nuk është aspak nevoja. Nëse nuk bëhet rivotimi, ne largohemi nga salla?, deklaroi Spaho.
Hysi u përgjigj shkurt: ?Deputetëve të opozitës i urojmë ditë të mbarë?.
Me një herë pas kësaj fraze deputetët e PD braktisën punimet e seancës plenare.
Në këto kushte, kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla, propozoi që ligji për ndryshimet në kodin rrugor dhe ligji i shkollës së magjistraturës të shtyhen për seancën e 23 korrikut.
Balla gjithashtu i bëri ftesë të hapur LSI-së për të votuar së bashku këto dy ligje. Gjatë vizitës në Shqipëri, komisioneri Hahn i bëri thirrje opozitës që të votojë ligjin për magjistratët. Kujtojmë se ligji për magjistratët kërkon 84 vota, të cilat maxhoranca nuk i ka e vetme.
Kjo është hera e dytë që dështon votimi i këtij ligji shumë të rëndësishëm.