Ora News - Berisha i kërkon Leskaj ta quajë Ramën kryehajdut, kreu i KLSH: Nuk kaloj vijat!

2018-07-19 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi në Kuvend qeverinë se u ka vjedhur qytetarëve shqiptarë 1.2 miliardë euro me koncesionet dhe tenderat.

Teksa raportonte në Kuvend kreu i KLSH-së mbi punën 1 vjeçare të këtij institucioni, Berisha i kërkoi Leskaj ti drejtohet anëtarëve të qeverisë dhe kryeministrit hajdutë dhe kryehajdutë.

Berisha foli dhe për ligjin e lojërave, që sipas tij ul katër herë taksat ndaj këtij biznesi.

Berisha: Ju ke deklaruar shqiptarëve me dokumenta origjinale shtetërore të firmosuera dhe vulosura nga kjo mazhorancë se këta? çdo epitet mund tu vësh këtyre që janë mbrapa me në krye atë kryehajdutin aty, a ju drejtove në fjalën tuaj: O të poshtëruar hajdutë që keni vjedhur 1.2 miliardë euro qytetarëve më të varfër të Europës apo jo?

Unë e kuptoj por vetëm se një gjë është, po shkove tek Mit'hat Frashëri shkon tek e vërteta dhe ajo e vërtetë do të detyronte ty tu drejtoheshe këtyre vetëm në këtë mënyrë atyre që u kanë grabitur shqiptarëve 1.2 miliardë euro në koncesione, në tendera. Kjo nuk është e dhënë e imja dhe as opozitës, është e dhënë e institucionit qëndror të llogarive të shtetit. A e dini se këta këtu kanë sjellë në parlament një ligj për Olsin dhe Geronin, do të thotë që lojërat e fatit të ulet 3 herë tatimi.

Po Pandeli, më mirë mos fol se ti edhe të përzënë, edhe të kthejnë, lexoje ligjin.Ndryshimi i ligjit ul taksën për Olsin dhe Geronin, nga 80% të fitimit që kanë ata tani nuk do u merret më 15% i 80% por vetëm 20%. Ulet katër herë taksa e lojërave të fatit. Shkëlqim Cani, për të cilin kam diskonsideratë absolute, por të paktën tregoi karakter dhe nuk pranoi të firmosë një ligj të tillë. Ai hajduti me çizme, e bën se i merr paratë dhe ja çon atij. Ju keni alergji ndaj të vërtetave. Herë tjetërke parasysh, tu drejtohesh hajdutë dhe kryehajdutë këtyre, kjo është gjuha që kuptojnë këta.

Leskaj: I dashur Doktor, besoj se KLSH dhe unë e kemi bërë punën time audituese.Nuk mund të kalojmë ato vija që ligji nuk na i lejon. Ne audituesit nuk bëjmë politika, ne auditojmë zbatimin e politikave. Nëse unë si kryetar i KLSH në punën time në këto vite do të kaloja në këtë fushë riskoja pavarësinë e institucionit. Mund të kisha fituar disa kredite vetë por nuk ishte mirë për institucionin.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/berisha-i-kerkon-leskaj-ta-quaje-ramen-kryehajdut-kreu-i-klsh-nuk-kaloj-vijat

Free Traffic Exchange