Elbasan, të dehur dhe pa patentë, policia rrugore arreston 9 shoferë, qindra gjoba

2018-07-19 0

Policia Rrugore e Elbasanit ka marrë një aksion për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë. Gjatë aksionit janë ndaluar 4 persona si dhe janë ndëshkuar me dhjetëra qytetarë të tjerë që drejtonin mjetet në mënyrë të parregullt.

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore masa të shtuara në të gjitha akset rrugore, për të parandaluar aksidentet rrugore. Kontrolle të pandërprera në të gjitha akset rrugore, për të evidentuar dhe ndëshkuar të gjithë ata që drejtojnë mejtet dhe motomjetet pa Leje Drejtimi, me shpejtësi tej normave të lejura, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, pa vendosur rripin e sigurimit apo duke përdorur celularin gjatë drejtimit të mjetit, si dhe për shkelje të tjera të cilat janë burim aksidenti.

Gjatë orëve të fundit Policia Rrugore e Elbasanit ka evidentuar, proceduar dhe arrestuar 9 drejtues mjetesh dhe motomjetesh nga të cilët: Arrestuar në flagrancë 4 drejtues motomjetesh dhe 1 drejtues mjeti për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi.

Dy drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë dy minorenë për drejtim mjeti dhe motomjeti pa Leje Drejtimi .