Report TV - Inagurohet busti i Pjetër Arbnorit, të pranishëm Berisha, Ruçi e Topalli

2018-07-19 2

Përurimi i bustit të Pjetër Arbnorit, figurës së urtë të politikës ose ndryshe ?Mandela shqiptar? përpara Parlamentit, ka bërë bashkë politikën shqiptare. Të majtë dhe të djathtë janë bashkuar për të nderuar ish-kryetarin e Kuvendit, Pjetër Arbnori, përkrah familjarëve të tij, bashkëshortes Suzana dhe fëmijëve Justina e Filipi.

Për nder të kësaj ceremonie kanë marrë pjesë kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili ka mbajtur edhe një fjalë përshëndetëse, presidenti Ilir Meta, ish-kryeministri Sali Berisha, kryetari i PD, Lulzim Basha, ministr i shtetit për Diasporën Pandeli Majko si dhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Mes të pranishmëve ishin edhe Jozefin Topalli e Genc Ruli.