Ora News - Barazimi me Renovën, Shehi: Nëse sulmi nuk bind futemi në merkato

2018-07-18 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Skënderbeu nuk arriti më shumë se një barazim 0-0 në testin e dytë miqësorë përballë skuadrës maqedonase të Renovës.

Pas takimit dy teknikët folën për mediat, ku "akuzuan" fillim-sezonin si pasqyre të rezultatit përfundimtar.

Orges Shehi, trajner i Skënderbeut

"Jemi në një fazë që ka shumë pak rëndësi rezultati. Sigurisht që futbolli luhet për rezultat por në momentin kur jemi dhe duke parë se kemi edhe një farë seleksionimi për disa lojtarë që janë të ri, mendoj se nuk është një rezultat i keq.

"Sigurisht Sowe është një sulmues mjaft i mirë, një lojtar me vlera. Ka treguar vlerat e tij dhe sigurisht mungesa e tij nuk është kollaj të zëvendësohet, por do të punojmë me këta sulmues që kemi që të arrijmë aty ku duam ne dhe nëse nuk i përmbushin kërkesat tona mund të futemi dhe në merkato për të kërkuar sulmues. Sigurisht që duke u kthyer lojtarët skuadra merr fytyrën e vet. Boshti është por ai nuk fillon gjërësisht por vertikalisht. Unë mendoj se në skuadër kemi lojtarë cilësorë, kemi një bosht. Do të rikthehet Radas, Muzaka, Osmani dhe Mici. Sigurisht që ata kanë peshë, pasi janë katërshja e parë e sulmit dhe ti zëvendësosh brënda një merkatoje është disi e vështirë."

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/barazimi-me-renoven-shehi-nese-sulmi-nuk-bind-futemi-ne-merkato

Free Traffic Exchange