Ora News - Teatri Kombetar, Meta: Nuk do ndikohem nga asnjë faktor i jashtëm

2018-07-18 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kur të gjithë i kanë sytë nga Presidenti Meta për dekretimin ose jo të ligjit për Teatrin Kombëtar, vëtë kreu i shtetit deklaroi se nuk do të ndikohet nga asnjë faktor i jashtëm.Ndërsa kreu i Bashkisë u shpreh besimplotë se Meta do të vendosë pro teatrit të ri. Faktin që Parlamenti i mbyll punimet para përfundimit të dekretit të Presidentit, opozita e shikon si tërheqje të qeverisë për shembjen e teatrit.

Kur kanë mbetur edhe 12 ditë kohë në dispozicion të kreut të shtetit për dekretimin, refuzimin ose lënien në fuqi me heshtje për ligjin e Teatrit Kombëtar, vetë Presidenti duket se nuk ka asnjë nxitim për ta thënë fjalen e fundit më parë.

I pyetur nga mediat për këtë çështje, presidenti Ilir Meta tha se ende po shqyrton ligjin dhe që vendimi i tij nuk do të ndikohet nga asnjë faktor i jashtëm.

Meta: Dua tju siguroj që në çdo vendim nuk do të ndikohem nga asnjë faktor jashtë përgjegjësive që ka presidenti.

I gjendur në një tryezë, fill pas fjalës së Presidentit, kryetari i Bashkishë Erion Veliaj ka zgjedhur shprehjen e kreut te shtetit, duke thënë së është i bindur se do të triumfojë dashuria dhe qetësia duke i dhënë udhë ndërtimit të Teatrit të ri.

Veliaj: Kam besim se për një teatër të ri do gjendet vullneti.

Kuvendi mbyll punimet me 23 korrik, një javë para përfundimit të afatit të dekretit të Presidentit.

Këtë fakt deputetët e opozitës e shikojnë si tërheqje të qeverisë për ligjin e Teatrit, pa llogaritur që në çdo moment kreu i Kuvendit ka të drejtën të thërrasë Parlamentin në seancë të jashtëzakonshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/teatri-kombetar-meta-nuk-do-ndikohem-nga-asnje-faktor-i-jashtem