Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit doli sot edhe gjyqtari i Gjykatës së Apelit Tiranë, Ervin Metalla.
Në seancën dëgjimore u mësua se sipas IlDKPKI nuk ka probleme me pasurinë pjesë e së cilës janë një apartament 96 m2 me garazh të blerë në Tiranë në vitin 2007 me kredi.
Ndërkohë nga hetimi i KPK mësohet se Metalla ka marrë një kredi si i pastrehë për një shtëpi në Durrës. Gjithashtu ka marrë dhe një kredi tjetër lehtësuese. Mësohet se njërës prej kredive ia ka ndryshuar destinacionin e kredisë, duke ia kaluar të vëllait.
Po kështu Metalla ka përfaqësuar një firmë në Gjykatën e Strasburgut, të cilës i është pezulluar aktiviteti në Shqipëri. Dëmshpërblimi që firma fitoi në Gjykatën e Strasburgut i kishte kaluar në llogarinë e gjyqtarit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/gjyqtarit-te-apelit-ervin-metalla-i-kalojne-ne-site-kredite-dhe-llogarite-bankare