Ora News - Punësimet, Tabaku: Shifrat jo të sakta! Braçe kërkon sjelljen e borderove

2018-07-18 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Numri i të punësuarve nuk është i vërtetë në një kohë që të ardhurat nga tatim-fitimi dhe sigurimet shoqërore nuk janë rritur. Ky ka qenë argumenti i bërë nga nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë Jorida Tabaku për ministrinë e Financave. Por zv.ministrja e kundërshtoi këtë deklaratë.Ndërsa kreu i komisionit të Ekonomisë kërkoi që të sillen borderotë për të verifikuar shifrat.

Mbledhja e komisionit të Ekonomisë devijoi nga programi duke u përqëndruar në debatin për punësimin. Nënkryetrja Jorida Tabaku tha se shifrat e publikuara nuk janë të vërteta pasi nëse do kishte rritje të të punësuarve atëherë do rriteshin edhe të ardhurat në buxhet.Tabaku u shpreh se zyrat e punës janë in-ekzistente.

Tabaku: Nëse do të kishim atë numër të punësuarish duhet të ishin rritur dhe tatimi mbi të ardhurat personale po me të njëjtin rritëm, ndërkohë që edhe tatimi mbi të ardhurat personale është rritur vetëm 1 miliard. E njëjta gjë edhe me sigurimet shëndetësore. Ku i keni gjetur 60 mijë të punësuarit?! Ku janë?! 407 punë aktive, thoshtë informacioni i zyrës së punës në datën 4 korrik. 88 862 punëkërkues.

Ndërkohë zv.ministrja e financave e kundërshtoi këtë argument duke prezantuar shifrat e të punësuarve në muajt e fundit.

Dajna Sorensen Zv.ministre e Financave dhe Ekonomisë: Në muajin paraardhës numri i personave të punësuar nëpërmjet zyrave të punës në Shqipëri ka qenë 3591 persona që janë punësuar nëpërmjet zyrave të punës. Një muaj më parë ka qenë 3434, një muaj më përpara ka qenë 2796. Ne kemi dyfishin e vendeve të lira të punës aktive në këtë moment krahasuar me numrin e personave që ne punësojmë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/punesimet-tabaku-shifrat-jo-te-sakta-nuk-ka-rritje-te-ardhurave

Free Traffic Exchange