Ora News - Bushati sqaron piramidat: Tre draft-marrëveshje në diskutim me Greqinë

2018-07-18 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka sqaruar çështjen e piramidave në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke deklaruar se nuk ka marrëveshje për ndryshim kufijsh por për një proces teknik për mirëmbajtjen e tyre.

Pyetje: Piramidat, mirëmbajtje apo përcaktim i ri kufijsh?

Bushati: Kemi një draftmarrëveshje në diskutim sa i përket kufizimit të zonave detare dhe kemi dy propjektmarrëveshje në diskutim për piramidat dhe menaxhimin e incidenteve kufitare.Me tre projektmarrëveshjet e mbyllim të gjithë çështjen që është në diskutim sa i përket detit dhe tokës.

Kryediplomati shqiptar tha se presidenti Meta e ka dhënë autorizimin dhe se me dosjen voluminoze po merren ekspertët.

Bushati: Është një komunikim institucional, jemi përpjekur për të shkuar përtej detyrimeve që përcakton ligji dhe besoj se do të vijojë i tillë deri në fund të procesi. Nuk ka asnjë arsye për protagonizëm apo bllokim sa i përket këtij procesi ku ne të gjithë duhet ta konsiderojmë veten pjesë të një ekipi. Shteti shqiptar funksionon mbi bazën e disa rregullave , mbi bazën e ligjit. Presidenti për çështjen e marrëveshjes për kufizimin e zonave detare ka lëshuar një autorizim për Ministrin e Jashtëm, Ministri i Jashtëm ka përgatitur aktin e plotfuqisë dhe delegacioni shtetëror përfaqëson mendimet e Republikës së Shqipërisë. Është krej normale që në një grup të madh siç është grupi i ekspertëve shqiptarë të ketë diskutime, ka një dosje super voluminoze në Ministrinë e Europës dhe Punëve të Jashtme, mbi 1000 faqe që është produkt i ekspertëve. Për çështje të ndryshme ka pasur gjithmonë opsione nga më të ndryshme. Por ju garantoj që në tryezën e bisedimeve, jo për këtë proces por për çdo proces tjetër të ngjashëm, Shqipëria flet me një zë siç imponon ligji.

Sipas Ministrit, Partia Demokratike po dizinformon publikun duke iu referuar deklaratave për Çamërinë dhe pikave të naftës në det.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/negociatat-me-greqine-bushati-sqaron-piramidat-ne-kufirin-mes-dy-vendeve

Free Traffic Exchange