Vizat, Kosova pret liberalizimin - News, Lajme - Vizion Plus

2018-07-18 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kosova pret sot lajmin e shumëpritur të liberalizimit të vizave me Bashkimin Europian. Komisioneri i BE-së për Çështje të Brendshme, migracionin dhe shtetësinë  Dhimitris Avramopoulos ka paralajmëruar një konferencë për media në orën 16:30 ku pritet njoftimi zyrtarisht I liberalizimit të vizave. Përkrah tij, do të jetë edhe Presidenti Hashim Thaçi. Në këtë ngjarje pritet të jepet lajmi që Kosova ka përmbushur kushtet e mbetura. Por sipas Koha Ditore Avramopulos është shprehur për këtë gazete se ?Kosova i plotëson kriteret?



 ?Pas shumë vitesh e muajsh të përpjekjeve dhe punës së madhe, Komisioni tashmë konfirmon se Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet për liberalizimin e vizave. Tash, ne inkurajojmë Këshillin dhe Parlamentin Evropian që të lëvizin përpara me propozimin tonë. Unë vërtetë shpresoj se jemi shumë pranë një regjimi pa viza për të gjithë rajonin, i cili do të vendoset shumë shpejt?

 

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Vesli u shprehen besimplote se qytetaret e Kosovës do te udhëtojnë pa viza.

Free Traffic Exchange