Vrasja e Kejsi Hysës, gjykata lë në burg autorin e dyshuar, Ramaj: E vramë për 8 mijë euro

2018-07-18 0

Gjykata e Krujës i ka caktuar masën e sigurisë ?arrest me burg?, Hysni Ramajt, njërit nga autorëve të dyshuar për vrasjen e 34-vjeçarit, Kejsi Hysa në Nikël të Fushë-Krujës.

Gjykata ka caktuar masën ?arrest me burg? edhe për shtetasin Agron Tufa, i shpallur në kërkim, si autor i dytë i vrasjes.

Hysni Ramaj, 31 vjeç ka treguar para gjykatës dinamikën e vrasjes. Ai ka pranuar autorësinë para trupit gjykues, dhe ka thënë se shkak për vrasjen ishin 8 mijë eurot që dy autorët i kishin borxh viktimës.

?E vramë. I kishim 8 mijë euro borxh. Hysa kërkoi lekët, na shau dhe ofendoi.?-mësohet se është shprehur Ramaj para gjykatës.

Kejsi Hysa, 34 vjeç, u vra më 5 korrik në afërsi të varrezave në Nikël të Fushë-Krujës. Hysa ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2015, pasi ishte përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Theodhori në Sarandë. Hysa me origjinë nga Laçi, fshihej në një banesë në Nikël, derisa familjarët e shpallën të zhdukur në Polici, pasi kishte dalë dhe nuk ishte kthyer më në banesë.