http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike ka publikuar dokumenta qe faktojnë sipas saj se kompania Fusha nuk është pronare ne kufi me token ku ndodhet Teatri Kombëtar. Kryetarja e komisionit te medias Albana Vokshi ka akuzuar mazhorancen se mashtroi qytetaret e grabiti pronën publike ne nje afere tërësisht korruptive.
?Kompania ?Fusha? ka në pronësi të saj vetëm 298 metra katrorë jo kufitarë me Teatrin, siç duket qartë në hartë. Ose thënë ndryshe më pak se 3 përqind të të gjithë sipërfaqes që Rama kërkon t?ia falë me ligj.?
Sipas PD, kryeministri ka gënjyer qëllimisht parlamentin e kjo mjafton qe presidenti Ilir Meta te mos e dekretoje ligjin.
?Apelojmë edhe sot Presidentin e Republikës që të ndalë këtë akt korruptiv dhe të rrëzojë ligjin antikushtetues.?
Sipas opozitës mashtrimi i Parlamentit me ligj nga kryeministri është një fakt i mjaftueshëm që çdo prokurori e pavarur dhe e pakontrolluar politikisht te marre ne ndjekje penale liderin e mazhorances.