Nga Muhamed Veliu/ Elton Qyno
Zylfije Haklaj motra e Shkëlqim, Halil, Ylli dhe Fatmir Haklajt të vrarë në Tropojë thyen heshtjen duke dhënë një intervistë ekskluzive për ?Shqiptarja.com?. Një rrëfim i dorës së parë nga një dëshmitare e rëndësishme e ngjarjeve të pas viteve në 90 në Tropojë ku mpleksja e politikës dhe interesave për pushtet prodhoi 200 viktima. Që prej vitit 2002 kur Zylfije Haklaj sëbashku me familjen emigruan në Suedi ajo asnjëherë nuk ka pranuar të rrëfej se çfarë ajo di, jo vetëm për vrasjen e katër vëllezërve, por edhe për kulisat politike të atyre viteve të cilat përgjakën jo vetëm fisin e Haklajve, por edhe qindra persona të tjetë. Në këtë rrëfim të parë dhe të paprecedentë pas 16 vite heshtje, Zylfije Haklaj bën fajtor për vrasjen e vëllezërve të saj dhe për gjakun e derdhur në Tropojë vetëm një person.
Ish presidentit dhe kryeministrin Sali Berisha, për të cilin thotë se të gjitha vrasjet kishin një dhe vetëm një motiv. Marrjen dhe mbajtjen e pushtetit me çdo kusht. Sipas saj veprimet e Berishës janë mesjetare të ndodhura në kohë moderne.
Ish mësuesja e fizikës të vitin 2002 mori pseudonimin ?Shota e Haklajve?, pasi ajo akuzohet se kreu një vrasje në mes të Bajram Currit për t?u hakmarrë për vrasjen e vëllezërve. Për këtë krim ajo vijon të jetë në listën e 10 shqiptarëve më të kërkuar nga Interpoli, por shteti suedez asnjëherë nuk miratoi kërkesën e Shqipërisë për ta ekstraduar, madje i garantoi mbrojtje përmes dhënies së azilit. Zylfije Haklaj në këtë intervistë për ?Shqiptarja.com? marrë pëmes një komunikimi me e-mail nuk dëshiron të ndalet në ngjarjen për të cilën ajo akuzohet. Por premton se edhe për të do të flasë shumë shpejt.
Ajo ka hedhur hapin e parë duke mposhtur frikën e treguar varjantin e saj të atyre ngjarjeve të kobshme që pllakosën veriun e Shqipërisë. Një intervistë shumë dimensionale nga ku politika e kohës edhe njëherë tjetër fajësohet për gjakun e derdhur në Tropojë ku nuk mundojnë edhe detajet për vrasjen e Azem Hajdarit.