Mbrëmjen e sotme është përfshirë nga flakët një apartament në katin e katërt përballë godinës së Ministrisë së Jashtme, te zona e Brrylit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, ndërsa në banesë në momentin që ka rënë zjarri nuk ka pasur asnjë person. Zjarrfikësja dhe policia janë njoftuar nga fqinjët.
Drejtuesi i Zjarrfikëses, Shkëlqim Goxhaj në një lidhje telefonike për Report Tv u shpreh se u evakuuan me shpejtësi banorët e pallatit, ndërsa fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar nga zjarri. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa Goxhaj nuk e përjashtoi mundësinë e një bombole gazi. Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur grupit hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave për rënien e zjarrit.