Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një person ka humbur jetën dhe një tjetër u plagos si pasojë e një aksidenti automobilistik në autostradën Tiranë-Durrës.
Në aksident u përfshinë tre automjete, ndërsa të aksidentuarit që ishin dy pasagjerë fillimisht u dërguan në spital, ku njëri prej tyre ndërroi jetë pas dy orësh.
Viktima është një 23 vjeçar, ende i paidentifikuar.
"Më datë 17.08.2018, rreth orës 19:10, në autostradën ?Tiranë -Durrës?, në Kashar janë përplasur tre mjete, ku për pasojë janë dëmtuar dy shtetas, (pasagjerë në dy prej mjeteve), të cilët aktualisht ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën", sqaroi policia.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/perplasen-tre-makina-ne-autostraden-tirane-durres-2-te-plagosur