“Të fala nga Zvërneci”, vlonjatët pastrojnë plazhin dhe i lenë qeset tek dera e Dritan Lelit

2018-07-17 0

Situata e ndotjes në plazhet e Vlorës edhe këtë vit, njësoj si sezonet e kaluara është e pandryshuar. Disa qytetarë nga Zvërneci kanë arritur deri aty sa ka vendosur dy thasë me mbeturina tek dera e bashkisë. Me mbishkrimin ?Të fala nga Zvërneci?, qytetari i bën apel bashkisë Vlorë dhe kryebashkiakut Dritan Leli të ndërmarrin një aksion për pastrimin e këtij plazhi.

?Këto janë për kryetarin e bashkisë, i ka nga plazhet e Zvërneci, ka edhe 20 thashë të tjerë. Ju lutem thuajini që të vijë dhe t?i pastrojë, të dërgojë njerëz që të kujdesen.

Në Zvërnec situata është alarmante. Thuaji që këto i solli një qytetar nga Vlora dhe një nga Kukësi. Është e tmerrshme, aty vijnë turistë nga e gjithë bota, sot kishim dy turistë nga francezë dhe ishin të tmerruar nga situata e mbeturinave.?-është shprehur qytetari që ka dorëzuar mbetjet tek dera e Bashkisë.

Free Traffic Exchange