Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
an Kees Martijn, Shefi i ri Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë është takuar në ambientet e Bankës së Shqipërisë me guvernatorin Gent Sejko.
Ky takim u zhvillua në kuadër të shkëmbimit të vazhdueshëm të opinioneve dhe dialogut ndërinstitucional.
Gjatë diskutimeve Guvernatori i kushtoi rëndësi të veçantë masave të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë për ruajtjen dhe garantimin e stabilitetit të çmimeve në vend. Në këtë kontekst, ai njohu të pranishmit me vendimet e Bankës së Shqipërisë për inflacionin dhe kursin e këmbimit, ku theksoi se ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë në tregun e brendshëm valutor ka dhënë efekte pozitive dhe është pritur pozitivisht nga agjentët e tregut.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/sejko-prezanton-nderhyrjen-ne-treg-te-stabilizuar-kursin-e-kembimit