Shqipëria nis zyrtarisht procesin e quajtur screening, që ndihmon hapjen e negociatave. Për këtë në Tiranë, bashkë me ekipin e tij erdhi komisionari për zgjerimin, Johanes Hahn.
Ai tha se sfida e parë e Shqipërisë këto muaj është për burime financiare dhe njerëz të specializuar në administratë.
Kryeministri Rama njoftoi se kishte marrë vendimin që procesin përgatitor për palën shqiptare ta drejtonte me dy koka: për pjesën politike delegacioni do të drejtohet nga Ditmir Bushati, ndërsa pjesa teknike, nga zëvendësministri i jashtëm, Gent Cakaj. Por as paratë nuk do të kursehen.