Negociatat, Gjosha: Rama show, Hahn-it i mbaron mandati, Shqipëria penalizoi Maqedoninë

2018-07-17 0

Ish-Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha e ftuar në emisionin ?45 Minuta? të Denis Mingës në Report Tv lëshoi akuza të forta në drejtim të qeverisë Rama. Duke iu referuar takimit të qeverisë pasditen e sotme me komisionerin Johannes Hahn, Gjosha u shpreh se gjithçka ishte propagandë dhe show. Ish-ministrja, aktualisht deputete e LSI tha se vitin tjetër PE është në zgjedhje, ndërsa komisionerit për Zgjerimin Johannes Hahn i mbaron mandati dhe se nuk ka asgjë të sigurt për negociatat duke u shprehur pesimiste. Gjithashtu, Gjosha bëri një deklaratë të fortë duke u shprehur se Shqipëria është bërë pengesë për Maqedoninë, pasi për të dy vendet është menduar që negociatat të hapen në paketë, por sipas saj Tirana dështoi duke penalizuar arritjet e Shkupit.

Ky është një bashkëbisedim normal teknik, por kthehet në propagandë dhe shoë. Shpenzime të tilla që shkojnë për të zbukuruar imazhin e kryeministrit shkojnë në dëm të procesit. Nëse do të ishte një kryeministër europian, takimi nuk do të ishte LIVE, por në zyrë, as me ministrat, por me ekspertë. Këshilli mund të mblidhet në qershor dhe një datë të mundur nëse kemi plotësuar kushtet, por problemi më i madh është që KE kalon një fazë zgjedhore, sikur do të jemi edhe ne. Në Shqipëri sa herë ka zgjedhje në 6 muajt e fundit asnjë punonjës nuk është i fokusuar. Në mund të përgatisim një raport, por nuk do të ketë KE që mund të dorëzojnë këtë raport pranë vendeve anëtare. Hahn vitin tjetër mbaron mandatin e tij, do të kemi një komisioner të ri për Zgjerimin. Zgjedhjet do të jenë në maj të vitit që vjen dhe nëse mendohet se këshilli do të mblidhet në qershor. Shqipëria dhe Maqedonia do të shkojnë bashkë në paketë, fatkeqësisht e ka penalizuar Shqipëria. Maqedonia ka bërë shumë hapa para, cështjen e emrit e zgjidhi. Zaev rrezikoi deri diku edhe jetën e tij për marrëveshjen dhe Maqedonia nuk e meritoi këtë tërheqje. Shqipëria është bërë pengesë këtë vit edhe për Maqedoninë.

Klajda Gjosha