Masakra e guroreve në Malin e Tomorrit - News, Lajme - Vizion Plus

2018-07-17 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi denoncoi vendimet e marra nga Gjykata e Vlorë për lejimin e punës së 2 guroreve nga 9 të tilla, të cilave Ministria u ka revokuar lejet në Malin e Tomorrit.



Blendi Klosi: ?9 leje mjedisore për shkak të shkeljeve të rënda, u revokuan, duke i hequr të drejtën e vijimit të mëtejshëm të aktivitet dhe 10 të tilla u pezulluan. Në kundërshtim me çdo ligj dhe rregull në fuqi këto biznese, kishin nxjerrë përfitimet financiare në kurriz të malit, qytetarëve që flinin e zgjoheshin me tymin e bardhë të gurëve dhe turizmit të siteve historike dhe kulturore të zonës. Pezullimi dhe revokimi i lejeve mjedisore për këtë aktivitet që kishte shkaktuar as më shumë e as më pak, por një katastrofë të vërtetë natyrore, u morr në zbatim të plotë të ligjit. Mes shumë të tjerash, dy shkeljet më të rënda të konstatuara ishin: ndryshimi i koordinatave të gërmimit nga leja në terren dhe e dyta: mungesa e zbatimit të detyrimit ligjor për rehabilimin e zonës së gërmuar?.



Sipas Klosit vendimi i Gjykatës së Vlorës është absurd dhe arbitrar.



BLENDI KLOSI: ?Ky vendim me hije të forta korruptive, bëhet edhe më shumë pis, pasi për të njëjtin proces gjyqësor, me të njëjtin objekt ankimi, e njëjta gjykatë dhe i njëjti gjyqtar, i ka dhënë të drejtë vetëm 2 nga 9 subjekteve ( të gjitha në shkelje të ligji) që kishin kundërshtuar revokimin e lejes mjedisore. Në vendim, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë: ka vendosur ?Pranimin e masës së sigurisë për dy aktpadi, nga 9 të tilla që ishin paraqitur pranë saj. Kjo do të thotë me fjalë të tjera: se gjykata deri në shqyrtim në themel të çështjes, i jep të drejtë këtyre dy subjekteve të vijojnë punën e gërryerjes së Malit të Tomorrit. Pikëpyetja që e ka edhe përgjigjen brenda është: Përse dy guroreve, ju është dhënë e drejta të rifillojnë punën, dhe për 7 të tjera, me të njëjtat kushte dhe me të njëjtin objekt ankimimi, gjykata rrëzuar kërkesën e tyre?



Zonë ku janë bërë gërmimet sipas Klosit do të jetë pjesë e Parkut Kombëtar të Tomorit. Ndërkohë është shpallur Park Natyror Lugina e Zagorisë dhe së shpejti do të bëhet peizazh i mbrojtur dhe Mali i Krujës.

Free Traffic Exchange