Ora News - Vrasja në Shkodër, pamjet filmike “shpresa” për identifikimin e vrasësit

2018-07-17 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ekzekutori i ish policit Boran Berçama dhe bashkëjetueses Silvi Ndoci të dielën në Shkodër veproi i vetëm, ndërsa është një burrë mesatarisht i gjatë që mbante në kokë një kapele! Grupi hetimor që ka në dorë dosjen po tenton të krijojë një identikit të vrasësit dhe për këtë shpresa e vetme janë disa pamje filmike të një kamera sigurie.

Tre ditë pas vrasjes së ish policit Boran Berçama dhe bashkëjetueses së tij Silvi Ndoci, grupi hetimor nuk ka një autor të dyshuar, sikurse motivet mbeten të paqarta!

Tashmë pritet analizimi nga laboratori i kriminalistikës i pamjeve të kamerave të sigurisë të cilat sipas burimeve nga grupi hetimor kanë arritur të kapin një person të dyshuar si ekzekutor.

Burimet thonë se ai është relativisht i gjatë ndërsa në kokë mban një kapele.

Mbi bazë të pamjeve po tentohet të krijohet një identikidi i autorit, ndërsa është qartësuar edhe dinamika e ngjarjes që tronditi jo vetëm shkodrën.

Zhvillimet në hetim kanë treguar se autori ka vepruar i vetëm dhe nuk ka pasur bashkëpunëtor, ndryshe nga sa u raportua një ditë më parë.

Ai i ka pritur ciftin pranë pallatit ku jetonin kur kanë mbërritur ka zbrazur ndaj tyre një karrikator me 30 fishekë me një armë MP5.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vrasja-ne-shkoder-pamjet-filmike-shpresa-identifikimin-e-vrasesit