Ora News - Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo shkarkohet përfundimisht

2018-07-17 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nuk kthehet në detyrë gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, Kolegji i Posaçëm i Apelimit la sot në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit i cili vendosi shkarkimin e tij.

"Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, kryesuar nga Luan Daci, relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo, sot, më datë 17.07.2018, ora 10:00, në dhomë këshillimi, bazuar në nenin 66/1 ? a, të ligjit 84/2016 ?Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë?, vendosi unanimisht:

Lënien në fuqi të vendimit nr.12, datë 23.03.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Fatos Lulo" thuhet në njoftimin e këtij institucioni.

Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjyqtari-i-gjykates-kushtetuese-fatos-lulo-shkarkohet-perfundimisht