Ora News - Negociatat, Hahn: Është fatkeqësi të mbeteni pa gjyqtarë kompetentë

2018-07-17 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioneri europian Johanes Hahn në takimin me qeverinë shqiptare për punën përgatitore të hapjes së negociatave foli edhe për vettingun, ku shprehur rezerva për mungesën e gjyqtarëve.

Hahn: Kjo fazë duhet të përmbushet dhe idealisht do të fillojmë pas një viti negociatat dhe me shpresë dhe ky është synimi ynë i përbashkët me shpresë të nisim kapitujt e parë nga fundi i vitit tjetër.

Ky do të jetë fokusi ynë dhe detyra që shtrihet para jush në muajt që vijim është që të vazhdoni të jepni rezultate në mënyrë që të tejkaloni çdo dyshim të mbetur.

Shteti i së drejtës është dicka që shihet me kujdes nga shtetet anëtare të BE. Vettingu duhet të vijojë sëbashku me ristrukturimin e pritshëm institucional dhe krijimin e institucioneve të reja që parashikohen nga reforma kushtetuese e 2016.

Fal suksesit të procesit të vettingut deri më tash është e rëndësishme që vendimet për përfundimin e kësaj reforme duhet të shihen me kujdes. Parlamenti duhet të amendojë ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në mënyrë që shkolla e magjistraturës të rrisë numrin e studentëve të rekrutuar dhe trajnuar qysh prej fillimit të këtij viti.

Është shumë e rëndësishme që edhe anëtarët e KLP dhe KLGJ të emërohen. Është përgjegjësi e përbashkët e qeverisë dhe opozitës që të zbatojmë shpejt reformën në drejtësi dhe në një farë mënyre do të ishte e çuditshme do të thoja që si rezultat i një procesi të suksesshëm vettingu ju të hasni me situatë ku të mos keni gjyqtarë kompetentë, kjo do të ishte një fatkeqësi si rezultat i këtij procesi të sukseshëm. Do t'i bëja thirrje të gjitha palëve politike sepse ju duhet edhe një shumicë e cilësuar në parlament për të vendosur lidhur me këtë. Personalisht u habita, por edhe duhet ta kisha ditur që edhe për këtë ju keni nevojë për shumicë të cilësuar për të rritur numrin e studentëve në një institucion arsimor që duhet të ishte dicka shumë më e qartë. Megjithatë duhet të respektojmë përcaktimet ligjore.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/negociatat-hahn-kjo-faze-do-te-jete-shume-kerkuese-na-duhet-personel

Free Traffic Exchange