Ora News - Balla: Reforma zgjedhore duhet të finalizohet në fillim të vjeshtës

2018-07-17 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Reforma zgjedhore, si një nga kushtet e vendosura posaçërisht nga bundestagu gjerman për hapjen e negociatave duhet të finalizohet brenda fillimit të vjeshtës të këtij viti. Të paktën ku është qëndrimi i mazhorancës.

Pas takimit me deputetin e budestangut gjerman Frank Schwabe, kreu i grupit socialist Taulant Balla pasi falenderoi Gjermaninë për mbështetjen që i ka dhënë vendit tonë për procesin e integrimit, theksoi se reforma zgjedhore është kusht për hapjen e negociatave.

Balla: Implementimin e menjëhershëm dhe pa humbur kohë të rekomandimeve të OSBE-ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri, të cilat janë kuadri dhe shinat mbi të cilat ne duhet të përmbyllim brenda fillimvjeshtës së këtij viti miratimin në Kuvend të këtyre rekomandimeve në kuadër të reformës zgjedhore. Bashkëndamë faktin që reforma në drejtësi po ecën me ritme të shkëlqyera. Procesi i vettingut po ecën me ritme shumë të mira dhe në një kohë të shkurtër institucionet e reja të drejtësisë do të jenë funksionale.

Kreu i grupit socialdemokrat në Asamblenë e KE, Frank Schëabe bëri thirrje për implementimin e reformave duke vënë theksin tek reforma në drejtësi, dhe luftën kundër korrupsionit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/balla-reforma-zgjedhore-duhet-te-finalizohet-ne-fillim-te-vjeshtes

Free Traffic Exchange