Shkarkohen dy anetare te Gjykates se Larte

2018-07-17 2

Pas Kushtetueses edhe Gjykata e Lartë shkon drejt kolapsit. 2 nga anëtarët e saj nuk kanë mundur të kalojnë procesin e Vettingut. Tom Ndreca dhe Admir Thanza janë shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Thanza për shkak të pasurisë dhe fshehjes së një dënimi për vjedhje të kryer në Itali në vitin 1999. Ndërsa Ndreca për shkak të kontakteve me personat me precedentë penal dhe deklarim të rremë të pasurisë.

Dy gjyqtaret nuk kanë qenë të pranishëm në sallë duke u përfaqësuar vetëm nga avokatët. Me ikjen e Thanzës dhe Ndrecës Gjykata e Lartë mbetet me 7 anëtarë. Në 20 Korrik pritet që para KPK të dalë dhe kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, me të cilin do të zhvillohet një seancë dëgjimore. Megjithatë edhe me 7 anëtarët për momentin kjo gjykatë mund të funksionoje vetëm me një kolegj. Kjo do të sjellë vonesa në shqyrtimin e dosjeve dhe rezultati, drejtësi e vonuar për qytetarët. Gjykata e Lartë duhet të kishte 19 anëtarë, por për shkak të mosngritjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor nuk mund të bëhet përzgjedhja e kandidaturave.

Tv Klan

Free Traffic Exchange