Hpen aplikimet për Akademinë e Sigurisë, Kolegjin Profesional dhe për 'Patrullë të Përgjithshme'

2018-07-17 4

Policia e Shtetit njofton se janë hapur aplikimet për të ndjekur studimet në Akademinë e Sigurisë. Në një njoftim për mediat, rreshtohen disa nga kriteret kryesore për t?u bërë pjesë e Policisë së Shtetit, si edhe hapat që duhet të ndiqni.

Njoftimi i plotë:

Policia e Shtetit
Shpallen aplikimet për të ndjekur studimet në Akademinë e Sigurisë, Kolegji Profesional i Lartë, Kolegji i Policisë për "Patrullë të Përgjithshme"
Me qëllim kryerjen e një procesi përzgjedhës të drejtë, të paanshëm dhe transparent, sipas parimit të shanseve të barabarta, meritës dhe mosdiskriminimit, Policia e Shtetit bën me dije të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të konkurojnë në Akademinë e Sigurisë për ?Patrullë të Përgjithshme?, se në 20 Korrik 2018 hapet procesi i aplikimeve për të gjithë kandidatët e interesuar të ndjekin studimet në Shkollën Bazë të Policisë për ?Patrullë të Përgjithshme?.

Aplikimi do të bëhet pranë Drejtorive Vendore të Policisë, ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm.

Procesi i aplikimit është i hapur deri në 20 Shtator 2018 dhe formularët e aplikimit mund të tërhiqen pranë çdo Drejtorie Vendore të Policisë.

Free Traffic Exchange